Shuhen shpresat, as sivjet nuk hiqen vizat

06.12.2019

Viti 2019 ishte një vit përplotë me premtime nga liderët shtetërore për liberalizimin e vizave, por siç duket edhe ky vit do të përmbyllet pa realizimin e këtij premtimi. Kështu ka deklaruar Ministria e Integrimit Evropian, e cila thekson se aktualisht janë shuar gjasat që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër Evropë deri në fund të […]

Shuhen shpresat, as sivjet nuk hiqen vizat Foto: Ilustrim

Viti 2019 ishte një vit përplotë me premtime nga liderët shtetërore për liberalizimin e vizave, por siç duket edhe ky vit do të përmbyllet pa realizimin e këtij premtimi.

Kështu ka deklaruar Ministria e Integrimit Evropian, e cila thekson se aktualisht janë shuar gjasat që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër Evropë deri në fund të këtij viti.

Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe njohësit e çështjeve integruese, të cilët, pavarësisht deklarimeve, shtojnë se kanë mbetur edhe disa hapa për t’u plotësuar deri në liberalizimin e vizave, shkruan sot gazeta Zëri.

Megjithatë, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodhë as këtë vit, ani pse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj deklaroi se në prag të festave të Krishtlindjeve do të ndodhë liberalizimi dhe se një gjë e tillë po konsiderohet e pamundur të realizohet.

Ministria e Integrimit Evropian pohon se janë shuar gjasat që për këto katër javë sa kanë mbetur qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

Sipas tyre, shkak i vonesës së heqjes së vizave është bërë qasja e Francës dhe e Holandës ndaj kësaj çështjeje.