Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëherit edhe kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli më 7 nëntor kishte marrur ftesë nga Gjykata Speciale, ku edhe ishte paraparë që intervista e tij të bëhet më 4 dhjetor.

Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar për Indeksonline se kjo intervistë që ishte paraparē për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.