Shtyhet mbajtja e testit PISA, shkaktar pandemia COVID-19

10.05.2021

Pandemia COVID-19 ka bërë që shumë aktivitete të anuloheshin apo të shtyheshin për një kohë të pacaktuar. Pandemia ka prekur edhe mbajtjen e testit PISA, duke bërë që Organizata për Bashkëpubim dhe Zhvillim Ekobomik të shtyjë mbajtjen e këtij testi në të gjitha vendet që kanë aplikuar. Testi PISA ishte paraparë të mbahej këtë vit, […]

Shtyhet mbajtja e testit PISA, shkaktar pandemia COVID-19 Foto: Ilustrim

Pandemia COVID-19 ka bërë që shumë aktivitete të anuloheshin apo të shtyheshin për një kohë të pacaktuar.

Pandemia ka prekur edhe mbajtjen e testit PISA, duke bërë që Organizata për Bashkëpubim dhe Zhvillim Ekobomik të shtyjë mbajtjen e këtij testi në të gjitha vendet që kanë aplikuar.

Testi PISA ishte paraparë të mbahej këtë vit, por është shtyrë për vitin 2022.

Ndërsa në Kosovë pilotimi i testit PISA ishte paraparë që të niste në muajin prill, por një gjë e tillë do të mbahet në muajin qershor të këtij viti.

Shefi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrjet janë bërë për shkak të situatës me pandeminë.

Ai tha se tashmë janë përzgjedhur më shumë se dy mijë nxënës nga 40 shkolla në nivel vendi për të marrë pjesë në testin pilot.

Për pilotimin e testit PISA 2022 janë informuar 40 shkollat pjesëmarrëse, ku do të marrin pjesë nxënësit e lindur në janar të viti 2005 deri më 31 dhjetor 2005.

Ndërsa në testin final PISA 2022 numri i shkollave dhe nxënësve pjesëmarrës do të jetë më i madh se në testin pilot.