Shtyhet ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së për ta shtrenjtuar rrymën

09.04.2022

Fakti se nuk ishin përfshirë edhe komunat veriore në vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të rrymës, nga PDK kishin thënë se ky vendim meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatë. Me këtë aktvendim, Gjykata e Prishtinës ka bërë që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë […]

Shtyhet ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së për ta shtrenjtuar rrymën Foto: Ilustrim

Fakti se nuk ishin përfshirë edhe komunat veriore në vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të rrymës, nga PDK kishin thënë se ky vendim meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatë.

Me këtë aktvendim, Gjykata e Prishtinës ka bërë që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kjo derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.

Në dokument thuhet se “shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të apditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”.

Lidhur me këtë vendim të Gjykatës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar konferencë për media gjatë ditës së sotme, ku do të flasin Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala dhe anëtari i Kryesisë, Blerand Stavileci.

Përndryshe, më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjise elektrike, të cilat janë më të shtrenjta për 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj. Kjo sasi e energjisë shpenzohet nga shumica e konsumatorëve që nuk kanë burime tjera të ngrohjes përpos rrymës.