Shtyhet edhe për një javë afati për aplikim në FSK, Ministria tregon arsyen

14.01.2023

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se konkursi për aplikim në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shtyrë deri më datën 23 janar. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë të ditur arsyen e shtyrjes së afatit. “Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak […]

Shtyhet edhe për një javë afati për aplikim në FSK, Ministria tregon arsyen Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se konkursi për aplikim në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shtyrë deri më datën 23 janar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë të ditur arsyen e shtyrjes së afatit.

“Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar”, ka shkruar ministria.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, dhe po ashtu për aplikuesit të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, ministria ka njoftuar se do të pranohet aplikacioni edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit.