Punimet infrastrukturore në Suharekë janë duke vazhduar po thuajse në çdo fshat të komunës.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet infrastrukturore në fshatin Reshtan.
Muharremaj ka thënë se projektet infrastrukturore në këtë komunë do të realizohen sipas planeve dinamike.
“Nga fshati Reshtan në drejtim të fshatrave përreth, po vazhdojnë punimet e rrugëve të cilat do të jenë sipas standardeve më të mira. Puna nuk do të ndalet deri në realizimin e projekteve, të cilat do zbatohen sipas planeve dinamike”, ka thënë Muharremaj pas inspektimit të punimeve rrugore në fshatin Reshtan.