Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
Sa kishin filluar të bien pak çmimet e karburanteve, ato sërish kanë filluar të rriten, pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore. Për një litër prej 1.59 centë, çmimi i naftës pësoi rritje në 1.69 cent për litër, ndërsa javë më parë ky çmim ishte edhe shumë më i lartë, kështu duke kapur rritjen enorme […]
Sa kishin filluar të bien pak çmimet e karburanteve, ato sërish kanë filluar të rriten, pavarësisht rënies së çmimit në bursat botërore.
Për një litër prej 1.59 centë, çmimi i naftës pësoi rritje në 1.69 cent për litër, ndërsa javë më parë ky çmim ishte edhe shumë më i lartë, kështu duke kapur rritjen enorme prej 1.82 cent për litër të naftës.
Këto rritje enorme të çmimeve të karburanteve, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për subvencionim të çmimeve të naftës për bujqit deri në 5 milionë euro ose 0.36 cent për litër.
Ditë më parë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani kishte thënë se nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë lufta në Ukrainë.
“Bien çmimet e naftës, por jo edhe të produkteve tjera”, Kaçaniku: Shporta e konsumatorit para rreth 10 vitesh ka kushtuar 115 euro, ndërsa sot nuk dihet
Naftëtarët thirrje Kurtit: Tërhiqeni vendimin skandaloz, po falimentojmë – mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë