Shtrenjtohet nafta, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme

11.10.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme. Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 76 centë. Krahasuar me dje, nafta është shtrenjtuar për […]

Shtrenjtohet nafta, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta është shtrenjtuar për dy centë.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.