“Shtrenjtimi i rrymës në kohën më të papërshtatshme – pagat në Kosovë s’e mbulojnë as gjysmën e muajit”
Kjo si pasojë e kushteve jo të mira ekonomike në një pjesë të konsiderueshme të familjeve, po ashtu duke marrë parasysh edhe pagën minimale në Kosovë e cila po kërkohet që të rritet në 350 deri në 400 euro nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës (SPSK). Nga askush nuk është pritur mirë një rritje […]
Kjo si pasojë e kushteve jo të mira ekonomike në një pjesë të konsiderueshme të familjeve, po ashtu duke marrë parasysh edhe pagën minimale në Kosovë e cila po kërkohet që të rritet në 350 deri në 400 euro nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës (SPSK).
Nga askush nuk është pritur mirë një rritje e tillë e sidomos në kohën e dimrit, ku për shkak të motit jo të mirë disa sektore private nuk punojnë.
Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike po bëhet në kohën më të papërshtatshme.
Po ashtu, Gashi ka theksuar se edhe me rritjen e çmimit të produkteve tjera esenciale pagat që janë në Kosovë nuk e mbulojnë as gjysmën e muajit.
“Ne e bashkëndjejmë dhe konsiderojmë që kjo rritje e çmimit bëhet në kohën më të papërshtatshme për qytetarin. Krahas kësaj rritje kemi edhe rritje enorme të çmimeve. E kemi rritjen e çmimeve të derivateve, e kemi rritjen e çmimeve esenciale. Po u fute tani në markete e sheh që janë të tmerrshme çmimet e produkteve esenciale, mos të flasim të produkte të tjera”, tha ai Sytë 7 në Klan Kosova.
“Prandaj kur mblidhen krejt këto i bie që paga që është në Kosovë duke i futur edhe shërbimet e tjera të mos mund të mbulojë as gjysmën e muajit”.
Ndryshe, gjatë ditës së martë në një mbledhje të mbajtur Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me 5 vota për ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për ata konsumatorë që tejkalojnë konsumin mbi 800 kWh.
Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.