Shtrenjtimi i naftës s’ka të ndalur, sot çmimi ka arritur deri në 1.82 euro

08.06.2022

Gjatë ditës së sotme në disa pompa të derivateve në Kosovë, një litër naftë po kushton 1.82 euro (€). Po ashtu, përveç naftës, rritje të çmimit ka pësuar edhe benzina, ku një litër benzinë sot po kushton deri në 1.84 euro (€). Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme deri në 1.75 euro kishte kushtuar një litër […]

Shtrenjtimi i naftës s’ka të ndalur, sot çmimi ka arritur deri në 1.82 euro Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në disa pompa të derivateve në Kosovë, një litër naftë po kushton 1.82 euro (€).

Po ashtu, përveç naftës, rritje të çmimit ka pësuar edhe benzina, ku një litër benzinë sot po kushton deri në 1.84 euro (€).

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme deri në 1.75 euro kishte kushtuar një litër naftë, kurse një litër benzina kishte kushtuar deri në 1.77 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani dje ka thënë se rritja e çmimit është duke ndodhur në të gjithë botën dhe nuk është duke ndodhur vetëm te ne, duke shtuar se çmimet në këtë sektor mund të stabilizohen atëherë kur të përfundon lufta Ukrainë-Rusi.

Berjani ka deklaruar se këto çmime janë të larta për gjendjen ekonomike të qytetarëve.