Shtrëngohen masat në Malishevë, kufizimi i lëvizjes nga ora 14:00 – 06:00

09.04.2020

Kur ka arritur në 64 numri i të prekurve me Coronavirus në komunën e Malishevës, është marrë vendim që të ndryshohen masat e reja kufizuese. Janë vendosur kufizime të reja në lëvizje në Malishevë, si komuna me më së shumti qyetarë të infektuar me koronavirus. Në Malishevë është marrë vendimi që nga ora 14:00 deri […]

Shtrëngohen masat në Malishevë, kufizimi i lëvizjes nga ora 14:00 – 06:00 Foto: Ilustrim

Kur ka arritur në 64 numri i të prekurve me Coronavirus në komunën e Malishevës, është marrë vendim që të ndryshohen masat e reja kufizuese.

Janë vendosur kufizime të reja në lëvizje në Malishevë, si komuna me më së shumti qyetarë të infektuar me koronavirus.

Në Malishevë është marrë vendimi që nga ora 14:00 deri në ora 06:00 për kufizim të lëvizjes.

Ndërsa, dëri më tani kufizimi ka qenë nga ora 17:00 deri në 06:00. Ndryshimin e masave e kishte paralajmëruar gjatë ditës edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se masat nuk do të jenë të njëjta për secilin komunë. Ai la të kuptohet se ato do të vendosen në konsultim edhe me kryetarët e komunave përkatëse.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit siguroi se nuk do të ketë lehtësim të masave, përkundrazi, pritet shtimi i tyre, porse për këtë do të vendosë grupi punues në përbërje të të cilit janë ministrat e Shëndetësisë, Infrastrukturës e Ambientit, Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal.