Shteti rikthen tavanin për çmimet e derivateve, pritet edhe për produktet elementare ushqimore

25.08.2022

Qeveria e Kosovës pas një muaji pësëri do ta bëjë rikthimin e kontrollimit të çmimit të shitjes së derivateve. Këtë praktikë qeveria e kishte aplikuar nga fundi i qershorit e deri në fund të muajit korrik, që rezultoi me ulje të çmimit të shitjes së derivateve të naftës, benzinës dhe gazit. Në mbledhjen e 94-të […]

Shteti rikthen tavanin për çmimet e derivateve, pritet edhe për produktet elementare ushqimore Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës pas një muaji pësëri do ta bëjë rikthimin e kontrollimit të çmimit të shitjes së derivateve.

Këtë praktikë qeveria e kishte aplikuar nga fundi i qershorit e deri në fund të muajit korrik, që rezultoi me ulje të çmimit të shitjes së derivateve të naftës, benzinës dhe gazit.

Në mbledhjen e 94-të të mbajtur gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës.

Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës janë shprehur se nuk e dijnë ende se çka përfshihet në këtë Udhëzim Administrativ, ndërkaq shpjegimin e dha kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes.

Çmimet “tavan” për shitjen e derivateve të naftës do ta vendos sërish Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

MINT për çdo ditë dilte me publikime në rrjete sociale, ku bënte përcaktimin e çmimit maksimal për shitjen e derivateve të produkteve të naftës, e që nga 1 euro e 95 centë sa ishte çmimi, në fund të muajit korrik ky çmim ra në 1 euro e 69 centë.

Plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve të naftës u miratuar unanimisht dje në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shpjegime për këtë udhëzim në konferencë për media pas mbledhjes.

Ai sqaroi se do të ketë sërish tavan për çmimin e naftës, derisa paralajmëroi se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.

“Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrushmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti.