Shteti mbledh afër 2 milionë euro nga dënimet e qytetarëve për maska

27.10.2020

Policia e Kosovës çdo ditë njofton se shumë qytetar të Kosovës nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, gjë kjo e cila po i detyron ata që t’i dënojnë qytetarët me nga 35 euro. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji (26 gusht) deri më tani Policia e Kosovës ka shqiptuar 54,934 gjoba  në bazë […]

Shteti mbledh afër 2 milionë euro nga dënimet e qytetarëve për maska Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës çdo ditë njofton se shumë qytetar të Kosovës nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, gjë kjo e cila po i detyron ata që t’i dënojnë qytetarët me nga 35 euro.

Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji (26 gusht) deri më tani Policia e Kosovës ka shqiptuar 54,934 gjoba  në bazë të ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19.

Duke llogaritur numrin total të gjobave deri më tani Policia e Kosovës ka arritur të mbledhë 1 milion e 922 mijë e 690 euro.

Edhe në shumë vende të tjera të botës maska është obligative njësoj si në Kosovë.

Situata me pandeminë COVID-19 në vendin tonë momentalisht është stabile edhe pse ditëve të fundit numri i rasteve pozitive është duke u rritur, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar 205 raste të reja me koronavirus.

Ndërsa, numri i rasteve aktive në vend është 2,332 ku prej tyre 46 raste aktive janë vetëm në Komunën e Suharekës.