Shteti i Zvicrës akoma e konsideron Kosovën si Unmik Kosovo

18.02.2020

Edhe pse shteti zviceran është një ndër shtete t e para që ka pranuar Republikën e Kosovës në disa dokumente që lëshohen nga Zvicra shkurtesa për Republikën e Kosovës është UNK. UNK shkurtesë për Unmik Kosovo që gjendet tek kombësia e një patentshoferi të lëshuar pikërisht në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. […]

Shteti i Zvicrës akoma e konsideron Kosovën si Unmik Kosovo Foto: Ilustrim

Edhe pse shteti zviceran është një ndër shtete t e para që ka pranuar Republikën e Kosovës në disa dokumente që lëshohen nga Zvicra shkurtesa për Republikën e Kosovës është UNK.

UNK shkurtesë për Unmik Kosovo që gjendet tek kombësia e një patentshoferi të lëshuar pikërisht në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

”Pasi që e kam dorëzuar Patentshoferin për ta ndërruar, më erdhi i ri por prap me Nacionalitet UNK dhe jo RKS apo Kosovo.

Pas kontaktit që kisha me STVA ku shpreha pakënaqësi lidhje me këtë sepse Zvicra e ka njohur Kosovën si Shtet, zonja më tha se
„Bundesamt für Strassen“ nuk e lejon nji shkurtesë siç e ka Kosova RKS.
Pra, me nji fjalë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës!

Menjiher i kontaktova edhe „Bundesamt für Strassen“ por edhe aty nuk më moren seriozisht.

Më than se kështu ështê dhe tjetër shkurtesë (abkürzung) nuk ka për Kosovên!
Sinqerisht u ndjeva tepër i poshtëruar dhe mendova që të bêjmë nji Peticion lidhje me këtë gjë.

A mendoni se ja vlen të kërkojmë që t‘respektohemi edhe ne sikur shtetasit tjerë? A ka përkrahje me e nis nji Peticion?

Ju lutem në përkrahje dhe nëse dikush ka experiencë me Peticione lajmërohuni të bashkohemi dhe t‘kërkojmë nga Enti Zviceran t‘a respektoj shkurtesën RKS” ka shkruar një mërgimtar që jeton dhe vepron në Zvicër, ka shkruar mërgintari i irrituar.