16.08.2019, 9:05

Shtatori shkund premtimin e Haradinajt për vizat

Premtimi i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj se heqja e vizave me BE-në do të ndodhë në shtator të këtij viti do të bjerë në tokë bashkë me gjethet e pemëve në vjeshtë.

Një premtim i tillë është bërë nga të gjithë kryeministrat e vendit gjatë dekadës së fundit, por nuk është realizuar asnjëherë.

Haradinaj premtoi  se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian do të ndodhë në shtator të këtij viti i ka gjasat e barabarta me zero që të realizohet, pasi vendi në atë kohë pritet të jetë në mes të fushatës zgjedhore pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të ndodhë më 22 gusht 2019, ndërsa çështja e vizave nuk do të futet as në rend dite në institucionet vendimmarrëse të BE-së në shtator, shkruan “Zëri”.

LEXO EDHE:  Edhe sot mot i nxehtë në Suharekë

Derisa deputetët e pozitës ankohen se BE-ja po tregohet e padrejtë ndaj çështjes së vizave për Kosovën, ata nga radhët e opozitës thonë se të gjithë liderët deri më tani i kanë gënjyer vazhdimisht qytetarët e vendit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve integruese vlerësojnë se heqja e vizave është në pikëpyetje edhe për vitin 2020, përderisa nuk ekziston kurrfarë mundësie që një gjë e tillë të ndodhë sivjet.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

/SuharekaOnline/