Shtatë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

06.01.2024

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Pritje ka edhe në Mutivodë dhe Jarinjë. Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Mredarë, […]

Shtatë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Pritje ka edhe në Mutivodë dhe Jarinjë.

Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Mredarë, qytetarët janë duke pritur deri në shtatë orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 3.5 kilometra.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 7 e 9 minuta, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë rreth 70 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin 500 metra.

Sipas kësaj qendre pritje ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet janë dyë orë e gjysmë, në Jarinje, ku pritjet janë një orë, kurse në Muçibabë 30 minuta.