ShSKUK përfundon ekzaminimet mjekësore për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës

03.06.2022

Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë. Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë. E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori […]

ShSKUK përfundon ekzaminimet mjekësore për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë.

Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.

E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë proces.