SHSKUK: Me rritjen e numrit të pacientëve të spitalizuar është rritur kërkesa për furnizim me oksigjen
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen. SHSKUK thotë se është shtuar kërkesa për furnizimin me oksigjen, kjo si pasojë e rritjës së numrit të pacientëve të spitalizuar. “Për shkak të rritjes së numrit të […]
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen.
SHSKUK thotë se është shtuar kërkesa për furnizimin me oksigjen, kjo si pasojë e rritjës së numrit të pacientëve të spitalizuar.
“Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave. Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend”, njofton SHSKUK-ja.