ShSKUK: 96 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 5 në Prizren

26.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi […]

ShSKUK: 96 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 5 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 96 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 96 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 68 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 11 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+18 pacientë post-covid në Klinikën Infektive.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 28 pacientë: 15 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.