ShSKUK: 94 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së

21.07.2021

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 94 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale. Sipas njoftimit, prej tyre 18 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, kurse 54 të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë, prej tyre […]

ShSKUK: 94 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 94 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19, në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Sipas njoftimit, prej tyre 18 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, kurse 54 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 41 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 10 pacientë, prej tyre 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

Etiketat