ShSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19

18.07.2021

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.  Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe […]

ShSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19 Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.  Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 37  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në  tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8  pacientë

7  të konfirmuar pozitivë

3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i  Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.