ShSKUK: 77 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale. Sipas njoftimit, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa 42 të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 57 pacientë: 11 të […]
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Sipas njoftimit, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa 42 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 57 pacientë: 11 të konfirmuar me COVID-19, 35 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 10 pacientë+ 16 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë, prej tyre 15 të konfirmuar pozitivë dhe 8 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 12 pacientë.