ShSKUK: 71 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

19.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me […]

ShSKUK: 71 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 14 të konfirmuar pozitivë, 11 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.