ShSKUK: 4 spitale të përgjithshme nuk kanë pacientë të shtrirë me COVID-19

29.12.2021

Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me COVID-19. Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-COVID-19. Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke […]

ShSKUK: 4 spitale të përgjithshme nuk kanë pacientë të shtrirë me COVID-19 Foto: Ilustrim

Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 1 pacient, Spitali i Pejës, 2 pacientë.