SHSKUK: 370 pacient me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 475 pacientë, prej tyre 370 janë të prekur me koronavirus.

SHSKUK në raportin ditor ka bërë të ditur se aktualisht janë  13 pacientë në respiratorë, 28 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 321 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Pas marrjes së​ 480 mostrave sot në Kosovë kanë dalur pozitiv me COVID-19 119 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 499.

Sipas të dhënave të këtij Instituti sot janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,362.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.