ShSKUK: 121 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

14.06.2021

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 121 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19. Sipas raportit të punës për datën 14 qershor 2021, nga ta 34 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 81 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 90 pacientë: 21 janë […]

ShSKUK: 121 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 121 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19.

Sipas raportit të punës për datën 14 qershor 2021, nga ta 34 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 81 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 90 pacientë: 21 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 65 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 21 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 69 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë: 13 të konfirmuar pozitivë, 16 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacientë.