Shqiptarët në Maqedoni, të cënuar për festën e 28 Nëntorit

28.11.2018

Në rrugët e Çairit sot ndodheshin flamujt shqiptar ndërsa në komunën e Butelit ndodh e kundërta. Duke pasur parasysh se kjo ndarje vjen nga Ligji që është paraparë për simbolet që komunat me popullsi shqiptare më shumë se 50% të kenë të drejtë të përdorin flamurin kombëtarë, kurse komunat me popullsi shqiptare me 20% mos […]

Shqiptarët në Maqedoni, të cënuar për festën e 28 Nëntorit Foto: Ilustrim

Në rrugët e Çairit sot ndodheshin flamujt shqiptar ndërsa në komunën e Butelit ndodh e kundërta. Duke pasur parasysh se kjo ndarje vjen nga Ligji që është paraparë për simbolet që komunat me popullsi shqiptare më shumë se 50% të kenë të drejtë të përdorin flamurin kombëtarë, kurse komunat me popullsi shqiptare me 20% mos të kenë të drejtë të përdorin flamurin e kombësis së tyre.

Qytetarë intervistohen nga Kanali televiziv ‘Alsat’ tregojnë se janë të pakënaqur me pozitën e flamurit kombëtar që sipas tyre ka fatin e njëjtë me ligjin përdorimin të gjuhës amtare, në këtë rast edhe përdorimi i gjuhës amtare varet nga përqindja e popullsisë nëpër komuna.

“Sipas popullit shqipëtar nuk është e drejtë, flamuj duhet të ketë edhe atje sepse edhe atje ka shqiptarë dhe duhet të jenë dikund 30% sipas mendimit tim. 01:10 -21 Duhet të respektohet, pasi respektohet dygjuhësia dhe po flitet, ashtu duhet të respektohet edhe flamuri, të ketë flamur edhe në komunën e Butelit dhe gjithkund.”

“Kjo nuk është aspak e drejtë sepse edhe atje ka shqiptarë që jetojnë por nuk e di përse ndodh kjo.”

Situatë e ngjashme me Çairin dhe Butelin ndodhë edhe në Komunën e Kumanovës dhe atë të Likovës. Likova me popullsi shqiptare prej 97.42% ka të drejtë të përdor flamurin por jo edhe Kumanova me 25.8% popullsi shqipëare.