Shqipëria shpall ditë zie të shtunën, në nderim të Papa Françeskut
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private në Shqipëri ftohen që gjatë ditës së shtunë, e shpallur ditë zie kombëtare, të përshtatin programacionin e tyre duke transmetuar muzikë funebër në shenjë nderimi për Papa Françeskun. Po ashtu, të gjitha institucionet shtetërore dhe publike ngarkohen me përgjegjësinë e zbatimit të plotë të këtij vendimi, i cili hyn menjëherë në fuqi.
Foto: Ilustrim
Gjatë kësaj dite, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjithë vendin.
Vendimi, i marrë këtë të enjte, pasqyron vlerësimin dhe respektin e thellë të shtetit shqiptar ndaj figurës së Papa Françeskut dhe kontributit të tij në promovimin e paqes, dialogut dhe vlerave universale. Dita e zisë do të shërbejë si një moment reflektimi dhe solidarizimi me besimtarët katolikë dhe të gjithë ata që vlerësojnë mesazhet e paqes dhe bashkëpunimit.