Shqetësuese, pritje mbi shtatë orë për të dalë nga Kosova

Shqetësuese, pritje mbi shtatë orë për të dalë nga Kosova
Çlirim Gashi

09.08.2019 / Lajme

Pushimet në Kosovë pothuajse kanë përfunduar, mërgimtarët janë duke u rikthyer në shtetet e evropës ku ata punojnë dhe jetojnë, por ata janë duke pritur deri në shtatë orë për të dalë nga kufiri përmes pikës kufitare, Merdare.

Nëse i masim me metra kolonat e gjata në pikën kufitare në Merdare, janë të gjata deri në dy mijë metra.

Edhe pikat tjera kufitare me Serbinë janë mjaft të ngarkuara, në Jarinje kolonat arrijnë deri në një mijë kilometra, po ashtu edhe në Mutivodë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në 800 metra.

Po ashta kolona të gjata deri në 200 metra ka edhe në pikën kufitare te Hani i Elezit, kjo pikë e cila e bën lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 14:00, pikat tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.

RAPORTO