Shqetësuese, për 7 javë 11 persona humbën jetën gjatë aksidenteve

Edhe këtë fillimvit në Kosovë ka pasur viktima të shpeshta të aksidenteve rrugore në Kosovë. Vetëm për shtatë javë  të këtij viti 11 persona kanë humbur jetën, kurse 650 persona kanë marrë lëndime.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës,  tha se numri i të vdekurve në aksidentet është i njëjtë me vitin e kaluar. Sipas tij ka rënie të numrit të aksidenteve.

“Policia e Kosovës në mënyrë permanente bënë analiza për aksidentet. Ne kemi marrë një sër masash për të parandaluar aksidentet, vetëm në vitin e kaluar kemi pasur 4 projekte për vetëdijësim dhe parandalim të aksidenteve. Ne kemi patrulluar edhe me vetura civile”, tha Rexhepi sot  në “Studio e Hapur”, në RTK3. Ai bëri me dije se Policia ka bërë kontrolle edhe më dron.

Kurse Fejzullah Mustafa nga Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se janë duke punuar që të rritet kontrolli teknik i automjeteve. Sipas tij edhe për ritestim të kandidatëve po punohet në këtë drejtim.

“Është problem global siguria nga aksidentet rrugore, në krahasim nuk jemi keq, jemi edhe më mirë, nuk mund të krahasohemi me Norvegjinë”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.

RAPORTO