Shpërthejnë rastet me COVID-19 të bartura nga Kosova në Austri, 1183 të tilla vetëm në javën e kaluar

03.09.2021

Në Kosovë situata e koronës është jashtë kontrollit, fillon shkrimi i mediave austriake. Ministria e Shëndetësisë padyshim nuk ka mësuar asgjë nga dështimet e vitit paraprak, vazhdon tutje shkrimi. Ndërsa lidhur me situatën në Austri bëhet e ditur se kohët e fundit ka pasur pothuajse 10,000 infeksione të reja me koronavirus. Edhe këtë herë, një […]

Shpërthejnë rastet me COVID-19 të bartura nga Kosova në Austri, 1183 të tilla vetëm në javën e kaluar Foto: Ilustrim

Në Kosovë situata e koronës është jashtë kontrollit, fillon shkrimi i mediave austriake. Ministria e Shëndetësisë padyshim nuk ka mësuar asgjë nga dështimet e vitit paraprak, vazhdon tutje shkrimi.

Ndërsa lidhur me situatën në Austri bëhet e ditur se kohët e fundit ka pasur pothuajse 10,000 infeksione të reja me koronavirus. Edhe këtë herë, një pjesë e konsiderueshme e saj erdhi nga jashtë – kështu që rastet e reja janë të lidhura me pushimet dhe janë të importuara.

Këtë javë përqindja është ende në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Austri është rritur (nga 8,061 në 9,487), sipas informacioneve të sotme.

62 përqind e të gjitha rasteve pozitive me COVID-19 në Austri janë nga të kthyerit prej vendeve në Ballkanin Perëndimor.

Në javën e kaluar, 1,183 nga 3,193 raste erdhën vetëm nga Kosova, një rritje prej 345 rastesh në krahasim me javën e kaluar, shkruan SuharekaOnline.

Numri i dytë më i lartë i rasteve erdhi nga Turqia (944), e pasuar në vendin e tretë nga Maqedonia e Veriut (861). Nga ana tjetër, pati gjithashtu një rritje të konsiderueshme në Kroaci, e cila tani është e katërta me 851 raste (+138), dhe Bosnja, e cila është e pesta me 710 raste (+193). Ajo ndiqet nga Serbia (520 raste, +88), e ndjekur nga Italia (188, -55), Gjermania (149, +4) dhe Greqia (114, -6).