Shpërfillja e ndërkombëtarëve nga LVV-ja dhe LDK-ja

15.01.2020

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës kishin rifilluar bisedimet javën e kaluar, por nuk arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Ndonëse së fundmi i ka vizituar të dyja partitë ambasadori amerikan, Philip Kosnett si dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, por këto dy parti përsëri po e zvarrisin procesin e negociatave që kanë […]

Shpërfillja e ndërkombëtarëve nga LVV-ja dhe LDK-ja Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës kishin rifilluar bisedimet javën e kaluar, por nuk arrit ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndonëse së fundmi i ka vizituar të dyja partitë ambasadori amerikan, Philip Kosnett si dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, por këto dy parti përsëri po e zvarrisin procesin e negociatave që kanë për qëllim arritjen e koalicionit qeverisës.

Kërkesat për një marrëveshje kanë filluar qysh pasi kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor dhe se janë duke vazhduar ende, LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk i kanë dhënë epilog kësaj çështjeje, shkruan gazeta “Zëri”.

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejt të formohet qeveria e re, por subjektet politike të cilat janë në negociata ende nuk e kanë arritur ndonjë gjuhë të përbashkë që të finalizohet kjo çështje.

Sidoqoftë, kërkesat e ndërkombëtarëve për formim të qeverisë së ardhshme edhe gjatë kësaj jave u adresuan në drejtim të partive dialoguese.