Shpalljet e rezultateve përfundimtare, 65 ankesa dorëzohen në PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

E lidhur me këtë rezultat në PZAP kanë arritur deri më tani 65 ankesa nga partitë politike.

Këtë e ka konfirmuar Mulë Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ai thotë se partitë kanë 24 orë afat për ankesa nga shpallja e rezultateve përfundimtare, raporton arbresh.info

Sipas rezultateve, VV ka fituar 32 mandate, LDK 29, PDK 25 deputetë, AAK 14, Lista Serbe 10 dhe VAKAT 2 deputetë.