Shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme, kryetarët komunave japin dritën e gjelbërt

Me organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryeministri Hoti sot kishte një video konferencë me Kryetarët e Komunave për të vlerësuar gjendjen me covid-19. I falënderoj kryetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen për vendimet e Qeverisë lidhur me menaxhimin e covid-19 dhe për propozimet e tyre për masat shtesë që duhet të marrim në javët në vijim për tu ulur numri i të prekurve.

“I informova për angazhimin e Qeverisë për të krijuar kapacitete shtesë shëndetësore në QKUK, në spitalet rajonale dhe në spitalet private, pastaj për rritjen e kapaciteteve testuese dhe decentralizimin e testimeve në regjione dhe në spitale private, për angazhimin e stafit shëndetësor në nivel vendi etj.

Do të na duhet një koordinim shumë më i ngushtë i inspektorateve për të mbikëqyrë zbatimin e masave, me mbështetje të policisë. I falënderova komunat për mbështetjen që i kanë dhënë policisë me logjistikë gjatë kësaj kohe.

LEXO EDHE:  Deri në fundjavë mot i ndryshueshëm, kohëpaskohe rrebeshe shiu

I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar” ka bërë të ditur Hoti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.