Shpallen rezultatet e Testit të Maturës, kalueshmëria 51.23%

07.09.2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5.629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është 51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, […]

Shpallen rezultatet e Testit të Maturës, kalueshmëria 51.23%

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5.629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është 51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.

Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.

Provimi i mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Etiketat