Shoqata e Gastronomëve: Sonte në orën 20:00 të fiken dritat dhe të ndalet muzika nëpër lokale

13.03.2021

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar sot të gjithë pronarët e lokaleve në nivel vendi që në orën 20:00 t’i ndalin dritat dhe muzikën për 5 minuta, kjo në shenjë të një vjetorit të shfaqjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gastonomët përkujtuan ditën e 13 marsit ku […]

Shoqata e Gastronomëve: Sonte në orën 20:00 të fiken dritat dhe të ndalet muzika nëpër lokale Foto: Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar sot të gjithë pronarët e lokaleve në nivel vendi që në orën 20:00 t’i ndalin dritat dhe muzikën për 5 minuta, kjo në shenjë të një vjetorit të shfaqjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gastonomët përkujtuan ditën e 13 marsit ku u shkaktuan shumë viktima, shumë biznese falimentuan si dhe shumë punëtorë që mbetën pa punë si pasojë e kufizimeve të shumta që shkaktojë përhapja e virusit.

Njoftimi i plotë i gastronomëve:

“FTESË PUBLIKE

Të dashur gastronomë, punonjës, qytetarë të vendit,

Sot me 13 mars, po bëhet një vit që po përballemi me pandeminë Covid-19.

Shumë punëtorë të papunë, shumë biznese të falimentuara, e mbi të gjitha, shumë viktima të shkaktuara.

Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshmen e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën.

Së bashku deri në fundin e kësaj beteje!