Shoferi kosovar gjetet i vdekur në kamion në Serbi
Një lajm tronditës vjen nga Serbia, ku një shtetas kosovar, 62 vjeçari J.D. nga Rahoveci, është gjetur i pajetë në kabinën e kamionit që ai vetë drejtonte. Ngjarja e trishtuar ka ndodhur në terminalin doganor të Kragujevcit. Sipas raportimeve të medieve serbe, trupi i shoferit është zbuluar rreth orës 17:00 nga një punonjës i një […]
Një lajm tronditës vjen nga Serbia, ku një shtetas kosovar, 62 vjeçari J.D. nga Rahoveci, është gjetur i pajetë në kabinën e kamionit që ai vetë drejtonte. Ngjarja e trishtuar ka ndodhur në terminalin doganor të Kragujevcit.
Sipas raportimeve të medieve serbe, trupi i shoferit është zbuluar rreth orës 17:00 nga një punonjës i një kompanie shpedicioni. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet e mjekësisë ligjore, të policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët kanë konstatuar vdekjen e shoferit kosovar.
Fatmir Mustafa, pronar i kompanisë “Verlind Trans” për të cilën punonte i ndjeri, ka konfirmuar lajmin e hidhur. Sipas tij, shoferi J.D. ishte një punëtor i përpiktë dhe nuk kishte treguar shenja të ndonjë problemi shëndetësor. “Ka punuar për 10 vjet tek ne. Vëllau im ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk e kemi besuar atë që ka ndodhur”, ka thënë Mustafa për Klankosova.tv.
Shoferi kosovar kishte nisur udhëtimin nga Shqipëria drejt Beogradit, duke transportuar xhama. Ai kishte arritur në terminalin doganor të Kragujevcit mbrëmjen e mëparshme.
Për të zbuluar shkakun e vdekjes, trupi i shoferit është dërguar në morg për t’i nënshtruar autopsisë. Policia serbe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij ngjarjeje tragjike.