13.08.2019, 19:27

SHMT “Skënder Luarasi” informonë maturantët për testin e maturës dhe afatin për paraqitje të tij

Stafi i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë ka njoftuar maturantët për afatin e dytë të testit të maturës dhe se kur duhet të paraqitet ai.

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim për datat e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019 në afatin e dytë.

Sipas këtij vendimi, maturantët e mbetur për afatin e dytë të Maturës, do t’i nënshtrohen provimit më datë 30 gusht 2019 (pjesa e parë) dhe më 7 shtator 2019 (pjesa e dytë).

“Paraqitja e testit bëhet nga data 15 – 23 gusht 2019, ndërsa dokumenti i kërkuar për paraqitje të testit është diploma, suksese!”, thuhet në njoftimin e SHMT “Skënder Luarasi”.

LEXO EDHE:  Bankat po i shkatërrojnë bizneset në Kosovë