Shkuarja e kosovarëve në Shqipëri, gastronomët: Eksportim i parave dhe importim i virusit

Shkuarja e kosovarëve në Shqipëri, gastronomët: Eksportim i parave dhe importim i virusit
Çlirim Gashi

09.04.2021 / Lajme

Vendosja e masave të reja kundër Covid-19 ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datë 18 prill, ka bërë shumë qytetarë të Kosovës që t’ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë.

E për këtë kanë shprehur shqetësimin edhe shoqata e Gastronomëve të Kosovës, madje sipas tyre shkuarja e qytetarëve në Shqipëri nënkupton eksportim të parave dhe importim të virusit tek ne.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve, për EkonomiaOnline tha se mbyllja e lokaleve të gastronomisë në vend ka qenë një politik jo e mençur nga institucionet e vendit.

“Kjo është pikërisht ajo çfarë e kemi thënë dhe nga ajo se çfarë jemi shqetësuar që do të ndodhë, që po mbyllet ekonomia në njërën anë e sidomos gastronomia i cili po goditet gjithmonë me vendime të posaçme, ku po lejohet të punojë me kapacitete shumë të vogla 20 deri në 30% dhe një numër i madh i tyre nuk funksionojnë fare, ne po shohim këto si një politike jo të mençur sepse kufijtë me Shqipërinë të cilat janë të liruar sa i përket kontrollit është shfrytëzuar ky momentum shumë nga qytetarët e vendit tonë duke eksportuar para dhe duke importuar virus.

Dhe pse po them kështu sepse gjendja epidemiologjike është e ngjashme me vendin tonë dhe me vendin e Shqipërisë, dhe nëse tek ne ka një mbyllje të tillë, ku vetë institucionet tona nuk po zbatojnë masat ku i kemi parë vetë byfetë dhe me këto organizimet që janë bërë nëpër ministri të ndryshme, në Shqipëri rregullimi i gastronomisë funksionon deri në ora 20:00 edhe mund ta marrin virusin edhe nga atje dhe çfarë po bëhet këtu, do të thotë nuk po ruhet ky koncetrim i kapitalit që ka qenë në Kosovë dhe tani po derdhet në Shqipëri, ku vetëm po shkaktojmë një humbje e sidomos në muajt të cilët performojnë më së miri si industri”.

Madje ai tha se duke marr për bazë kapacitetet e vendit mbyllja nuk duhej të ndodhte, duke shtuar se edhe vendimi për testin PCR dhe as vetëm izolimi nuk është duke u respektuar në raport me Shqipërinë.

RAPORTO