Shkon në 80 mijë e 803 numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë

Shkon në 80 mijë e 803 numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

07.06.2021 / Lajme

Mbi 80 mijë e 800 persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 80 mijë e 803 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 deri tani në Kosovë

Nga MSH kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në vend janë dhënë 667 doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës”.

LEXO EDHE:  Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës
RAPORTO