Shkollat fillore, të mesme dhe universitetet do të vazhdojnë me mësim online deri më 18 prill

05.04.2021

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID. Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndër tjerash bëri të ditur edhe për […]

Shkollat fillore, të mesme dhe universitetet do të vazhdojnë me mësim online deri më 18 prill Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbeldhje në të cilën është diskutuar për masat e reja anti-COVID.

Diskutimi për vendosjen e masave të reja ka ardhur pas rritjës së vazhdueshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndër tjerash bëri të ditur edhe për mënyrën e zhvillimit të mësimit nga data 06 deri më 18 prill, për të gjitha nivelet e arsimit.

”Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare (nga data 06 deri më datë 18 prill) obligohen të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë mësimin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19” tha Vitia.

”Përjashtim nga pika e 16, bën mbarëvajtja e provimeve të cilat mund të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndarja në grupe nga 10 persona” tha tutje Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia poashtu bëri të ditur se konviktet dhe menza duhet të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 06 deri më 18 prill, 2021.

Vitia njoftoi se të gjitha nivelet arimore në të gjitha institucionet, si ato publike dhe private iu ndalohet të organizojnë ekskurzione, shëtitje grupore, ahengjet e ndryshme të stafit arsimor dhe studentëve-nxënësve.