Bizneset Vende Pune Ofertat

Shkollat e Kosovës, me tekste të reja në vitin e ardhshëm

Shkollat e Kosovës, me tekste të reja në vitin e ardhshëm

22.12.2018 Lajme

Ministria e Arsimit është duke i hartuar tekstet e reja shkollore për nivelet para universitare, këto hartime janë duke u bërë për shkak se në tekstet shkollore ekzistojnë shumë gabime, ku dhe aty përfshihet gjuha diskriminuese për kategori të caktuara të shoqërisë dhe disa gabime tjera shkencore e historike.

Pasi janë bërë disa analiza viteve të fundit lëndët: Histori, Biologji, Psikologji, Sociologji dhe Edukatë Qytetare, në këto lëndë jan raportuar mbi 100 raste nga nxënësit e mësimdhënësit që në këto tekste të këtyre lëndëve përmbajnë gjuhë diskriminuese e përjashtuese.

Për Radio Kosovën këtë problem e kishte bërë të ditur Trina Binaku nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ajo kishte thënë se pas këtyre gjetjeve i është rekomanduar Ministrisë së Arsimit të hartohen tekste të reja për disa lëndë, dhe duhet të vlerësohen nga ana e ekspertëve.

Smajli ka thënë se mund të arsyetohen me faktin që kanë filluar grupi punues për tekste shkollore, dhe ai tha se shumë nga këto libra përmbajneë fakte shkencore që nuk janë fakte.

“Mund të arsyetohen me faktin që ka filluar grupi punues për tekste shkollore, por po ecë shumë ngadalë dhe marrëveshjet e tyre me shtëpitë botuese janë problematike. Shumë nga këto libra përmbajnë fakte shkencore që nuk janë fakte, ku asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë referencë, si p.sh kujt i është referuar paragrafi “Femra kanë tendenca më shumë te jenë ambicioze dhe depresive”, ka thënë Smajli.

Kurse Shyqiri Bytyqi, i cili është Ministër i Arsimit, deklaroi për Radio Kosovën se dorëshkrimet e para të teksteve të reja, i janë dorëzuar në Ministri dhe deri në fund të këtij muaji do të dorëzohet edhe pjesa e dytë, tha Bytyqi, po ashtu bëri të ditur se tekstet e reja përkujdesën recensentët, të cilët do të zgjidhen nga një komision ekspertësh.

Bytyqi tha se: “Recensentët do të jenë ata që do të marrin vendim se cila libër i plotëson kriteret në përputhshmëri me kurrikulat që tashmë i kemi në zbatim. Të gjitha dobësitë që janë vërejtur me vite, ne do t’i kemi tekstet e reja dhe recensenti e ka për obligim për të parë që janë eliminuar ato dobësi, qoftë edhe gabime materiale që kanë ekzistuar, qoftë edhe për shumë fjali fyese për kategori të ndryshme”.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, njoftoi se hartimi i teksteve të reja që është në proces do të jenë të gatshme të shpërndahen nëpër shkollat e Kosovës për vitin e ri shkollor 2019/2020. Po ashtu do të ketë edhe tekste ndihmës për mësimdhënësit për t’ia lehtësuar punën e tyre me materiale shtesë dhe udhëzim përdorimi.

Bytyqi bëri të ditur se tashmë është hartuar edhe draftligji për tekste shkollore, i cili është në diskutim publik dhe se së shpejti, do të jetë në Qeveri për miratim.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë