SHKK-ja blen dyshekë, batanije dhe jastëkë kundër zjarrit për të burgosurit, vlera e kontratës rreth 60 mijë euro

03.06.2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka kontraktuar një kompani për të furnizuar këtë institucion me dyshekë, batanije dhe jastëkë kundër zjarrit.

SHKK-ja blen dyshekë, batanije dhe jastëkë kundër zjarrit për të burgosurit, vlera e kontratës rreth 60 mijë euro Foto: Ilustrim

Kontrata në vlerë rreth 60 mijë euro i është dhënë kompanisë “‘Empreus Sh.P.K” dhe e njëjta është nënshkruar të enjten.

Sipas njoftimit të Komisionit rregullativ të prokurimit publik (KRPP), kjo kontratë është në realizim dhe e njëjta ka një menaxhere mbikëqyrëse.

Dyshekët, batanijet dhe jastëkët kundër zjarrit do të shpërndahen nëpër burgje. Materiali është kundër zjarrit për sigurinë e të burgosurve.