Shkatërrohen 19 grupe të krimit të organizuar, bie numri i grabitjeve në Kosovë

20.08.2019

Rastet e grabitjeve kanë shënuar rënie gjatë këtij viti.  Për dallim nga viti i kaluar ku brenda gjashtë muajve kishin ndodhur 133 grabitje, këtë vit numri i tyre është 102, për periudhën e njëjtë.  Në Policinë e Kosovës kanë thënë se për gjashtë muaj, Departamenti i Hetimeve-Krimet e rënda ka realizuar gjithsej 505 operacione në […]

Shkatërrohen 19 grupe të krimit të organizuar, bie numri i grabitjeve në Kosovë Foto: Ilustrim

Rastet e grabitjeve kanë shënuar rënie gjatë këtij viti. 

Për dallim nga viti i kaluar ku brenda gjashtë muajve kishin ndodhur 133 grabitje, këtë vit numri i tyre është 102, për periudhën e njëjtë. 

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se për gjashtë muaj, Departamenti i Hetimeve-Krimet e rënda ka realizuar gjithsej 505 operacione në gjithë vendin, ka kryer 110 plane operative, 582 bastisje si dhe ka arrestuar 1 047 persona të dyshuar prej të cilëve 331 janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ky Departament po ashtu ka shkatërruar gjithsej 19 grupe të krimit të organizuar ndërsa falë punës së madhe të tyre ka rënë edhe numri i rasteve të grabitjeve. 

“Derisa në periudhën gjashtë mujore të vitit 2018 kishin ndodhur 133 raste të grabitjeve, në periudhën e njëjtë të këtij vitit numri i grabitjeve ka rënë për 31 raste, pra nga janari deri në fund të qershor kanë ndodhur 102 grabitje”, ka thënë një zyrtar i policisë për Indeksonline.

Rikujtojmë se në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij vitit, në pranga të policisë kishin përfunduar disa persona të rrezikshëm të cilët në grup dyshohet se kanë kryer dhjetëra raste të grabitjeve, kryesisht në banka, markete, pompa të derivateve të naftës etj.