Shkarkohet kryeshefi i Telekomit që merrte pagë 5180 euro

“Dëgjo, paga jem është 5180 euro. Edhe në bordin e kaluar, kërkesë me shkrim kam bërë, 1 muaj pasi e kam marrë detyrën e kryeshefit, kam kërkuar që të ulen pagat” kishte thënë javë më parë kryeshefi tashmë i shkarkuar i telekomit, Bedri Istrefi.

E sot Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefin.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Mësohet se janë shkarkuar edhe zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, dy zëvendësshefat ekzekutiv edhe i ka bërë emërimet për ushtrues detyre në këto poste.

RAPORTO