Shkalla e papunësisë në Kosovë deri në 29 për qind

19.03.2019

Banka Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në raportin “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019”, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar rënie, ku shkalla e papunësisë ka rënë në 15.3% nga 16.2%, duke bërë krahasimin nga viti i kaluar. Në raport thuhet se papunësia ka shënuar ulje […]

Shkalla e papunësisë në Kosovë deri në 29 për qind Foto: Ilustrim

Banka Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në raportin “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019”, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar rënie, ku shkalla e papunësisë ka rënë në 15.3% nga 16.2%, duke bërë krahasimin nga viti i kaluar.

Në raport thuhet se papunësia ka shënuar ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga 16.2% në 15.3%.

“Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë”.

Po ashtu, është theksuar se rajoni është duke përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate nga një kulminacion prej 1.5 milionë njerëzve në vitin 2011 në 776,000 njerëz në tremujorin e dytë të 2018.

Megjithatë, papunësia mbetet sfidë mjaft e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimore, sipas raportit, ku thuhet se nivelet janë dy ose tri herë më të larta se vendet simotra të Bashkimit Evropian.

Por, gjendja e punësimit te të rinjtë është duke u përmirësuar, edhe pse mesatarisht, 50% e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme.

“Përmirësimet në performancën e tregut të punës janë inkurajuese, por trendi i ngadalësuar ngrit disa shqetësime,” tha Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu ajo shtoi se në Ballkanin Perëndimor ende ka nevojë që sektori privat të fuqizohet, me qëllim që të krijohen më shumë vende të punës.