Shkaku i taksës, rriten çmimet e artikujve bazë

16.04.2019

Shumë konsumatorë thonë të kenë vërejtur se në tregun e Kosovës ka pasur ngritje të çmimeve dhe kryesisht produktet që sipas tyre kanë shënuar ngritje janë ato të konsumit të përditshëm. Blerina Hajdari nga Prishtina thotë se çmimet në tregun e Kosovës kanë shënuar ngritje muajve të fundit. Ajo thotë se gjatë blerjeve ditore dhe […]

Shkaku i taksës, rriten çmimet e artikujve bazë Foto: Ilustrim

Shumë konsumatorë thonë të kenë vërejtur se në tregun e Kosovës ka pasur ngritje të çmimeve dhe kryesisht produktet që sipas tyre kanë shënuar ngritje janë ato të konsumit të përditshëm.

Blerina Hajdari nga Prishtina thotë se çmimet në tregun e Kosovës kanë shënuar ngritje muajve të fundit.

Ajo thotë se gjatë blerjeve ditore dhe mujore që ka bërë në familjen e saj pesë anëtarëshe, çmimet që më së shumti kanë shënuar ngritje janë vërejtur tek produktet bazike.

“Kam vërejtur ngritje të çmimeve sidomos të produkteve elementare si qumështi, buka, mielli, mishi, në përgjithësi mendoj se ka pasur ngritje pas taksës, por që ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit ka qenë edhe para taksës”, thotë Hajdari.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2019, në krahasim me muajin mars 2018 ishte 3.3 për qind.