Si përgjigje të shpërthimit të virusit COVID-19 dhe udhëzimeve të fundit nga Sekretari i Mbrojtjes, ka ndryshuar ushtrimi Defender-Europe 20.

Që nga 13 Marsi, e gjithë lëvizja e personelit dhe pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara në Evropë është pezulluar.

Shëndeti, siguria dhe gatishmëria e ushtarakëve, civilëve dhe anëtarëve tanë të familjes është shqetësimi ynë kryesor, thuhet në njoftimin e Komandës Amerikane në Evropë.

Sipas njoftimit që nga janari, Ushtria Amerika ka vendosur rreth 6,000 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara në Evropë, përfshirë një seli divizioni dhe një ekip luftarak të brigadave të blinduara.