Mensur Hoti, drejtor i Departamentit për Siguri Publike ka theksuar se nga viti 2013, janë duke u përballur me këtë dukuri, ndonëse ka pasur arrestime të personave për këtë çështje.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hoti ka folur edhe për përgatitjet e ndryshimeve për kompanitë private.

Ndërkaq, tutje në këtë komision deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pyetur se a ka skandale dhe pengesa në zbatimin e ligjit, ligj ky që përmban 41 faqe.

“Çka janë lejet e armëve e ki edhe se ki? Çka thua për skandalin për shitje të armëve pa leje nga viti 2013?” pyeti deputeti Berisha.

Mensur Hoti theksoi se ligji ka plot rregullore të fushave administrative.

Ai tha se qëllimi kryesor në ligjin e armëve ka qenë ta ulë kërkesën për armë ilegale dhe njerëzit që kanë të drejtë në mënyrë të rregullt të pajisen me armë.

“Mendojmë që gjatë punës në draftimin e ligjit do të obligohemi të shtojmë pjesë të tjera. Qëllimi kryesor në ligjin e armëve ka qenë ta ulë kërkesën për armë ilegale dhe njerëzit që kanë të drejtë në mënyrë të rregullt të pajisen me armë. Ne kemi pas një proces të legalizimit. Ne konsiderojmë sukses se ka qenë hera e parë. Nuk është se ka qenë numër i madh për të legalizuar armë. Ligji për legalizim flet për kategorinë B, C dhe D e jo të kategorisë A”, tha Hoti.

Kurse sa i përket skandalit të shitjeve të armëve ilegale, ai ka shtuar se Drejtoria e Departamentit për Siguri Publike ka qenë institucioni i cili e ka paraqit para mekanizmave këtë skandal, duke shtuar se për këtë dukuri ka pasur persona të dënuar.