Shirokë: Mbi 200 shtëpi dhe biznese pësojnë nga rryma

  • 11.04.2019, 19:33

Një defekt i trafos së energjisë elektrike në Shirokë ka shkaktuar shumë dëme duke djegur pajisje shtëpiake.

Sipas disa qytetarëve dëmet janë tejet të mëdha duke filluar nga pajisjet e përditshme e deri te makineritë e bizneseve.

Sipas njohësve të energjisë elektrike trafo ka pasur defeket me linjën zero me ç’rast ka shkaktuar që linja tjetër të mbërrijë deri 408volt që pothuajse është dyfishi i daljes së qytetit 220volt.

Në vendin e ngjarjes i pari kishte mbërritur kryetari i fshatit Shirokë, Bashkim Ndrecaj për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike nga kjo trafë.

Ndrecaj ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës dhe ekipet e KEDS-it për të marrë masat e nevojshme në këtë rast.

Në anën tjetër prokurori ka urdhëruar marrjen e deklaratave nga ana e qytetarëve të dëmtuar nga ky rast.

Të tjera